VIDEO/ ‘Bilanc lufte’ gjatë ndeshjes së Championsit, tifozët plagosin 38 policë

Bilanc luftë në gjysmëfinalen e kthimit të Championsit afrikan mes Esperance të Tunizisë dhe Premeiro de Agosto të Angolës.

Të paktën 38 pjesëtarë të forcave të rendit kanë mbetur të plagosur në tentativë për të vendosur rregull në shkallët e stadiumit mes tifozëve, që i sulmuan me mjete të forta, teksa situata doli jashtë kontrollit.

12 persona janë arrestuar si shkaktarët kryesorë të dhunës.

Sa i përket ndeshjes, Esperance arriti të kualifikohet në finale, pasi përmbysi humbjen 2-1 në fushën kundërshtare, duke fituar 4-2.

Në takimin që do të vlejë trofeun tunizianët do të përballen me Al-Alhy të Egjiptit.