Bushati me Kotzias kundër Cipras, Erdogan e Ramës?!

Përse po hesht Ditmir Bushati tani që ka shpërthyer cështja e kufirit detar me Greqinë? Ai Ditmir që flet kur s’duhet të flasë? Përse i është lidhur gjuha? Mos vallë me heshtjen e tij po tenton të mbulojë zënkën që ka me Ramën?

Kotzias deklaroi me mburrje se ‘në marrëveshje me mikun tim Ditmir, pas 75 vjetësh kemi zgjeruar kufirin e Greqisë me 12 milje…’ pasi kishte dhënë dorëheqje dhe ndjehej i lirë të nxirrte sekrete që i dinin vetëm ai dhe Ditmiri.

Erdogan përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme turke reagoi duke e konsideruar këtë marrëveshje mes Ditmirit dhe Kotzias një ‘causus beli’, pra thënë ndryshe një ‘shkak për luftë’ mes dy vendeve anëtare të NATO që kanë prej kohësh marrëdhënie të tensionuara mes tyre…

Cipras nuk vonoi shume pro reagoi duke deklaruar se ‘është kundër marrëveshjes Bushati-Kotzias që zgjeron me 12 milje kufirin e Greqisë’ duke i dhënë një mesazh qetësi palës turke. Ndërkohë edhe opozita greke e kritikoi marrëveshjen duke lënë të kuptohet se ‘marrëveshja Bushati-Kotzias’ në kurriz të Shqipërisë na krijon telashe me Turqinë…

Rama ka heshtur… ndërkohë që qëndron mes Cipras dhe Erdogan dhe për më tepër për këtë çështje kanë ndërhyrë edhe amerikanët.

Në këtë rast shtrohen disa pyetje:

Përse hesht Bushati dhe nuk bën publik cfarëc është arritur dhe cili ka qenë qëndrimi i palws shqiptare?

Bushati e ka bërë këtë marrëveshje me kokën e tij apo ka vënë në dijeni për gjithçka Ramën?

Përse Bushati nuk sqaron publikun nëse Rama është dakord apo jo me këtë marrëveshje?

A është dakord Rama me këtë marrëveshje për zgjerimin e kufirit grek me 12 milje?

A është marrë vesh Rama me Cipras për këtë marrëveshje apo ajo është gatuar nga Bushati me Kotzias dhe Rama nuk ka fare dijeni për detajet e saj?

Përse hesht Rama tani që Cipras është shprehur se do të anulojë marrëveshjen?

A ka pasur Rama ndonjë kërkesë nga Erdogan për termat e kësaj marrëveshjeje?

A mendon Rama se kjo marrëveshje është bërë ngë Bushati me kokën e tij?

A mos vallë Bushati i gjendur në ‘listën e gylenistëve’ të Erdoganit ka pranuar të gjithë kushtet e vendosura nga Kotzias për të patur së paku mbrojtjen greke?

Në këto kushte kur Bushati ka shitur interesat kombëtare duke e vënë Ramën në konflikt me ‘mikun e tij’ Erdogan, a mund të qëndrojë Bushati në postin e Ministrit të Jashtëm?

Përse opozita nuk i kërkon informacione Bushatit dhe Ramës për të bërë transparente gjithçka është negociuar dhe vendosur me palën greke për kufirin detar?

Aq më tepër që pale greke ka hedhur edhe shuma të mëdha parash për disa media e politikanë shqiptarë për të promovuar këtë marrëveshje të dyshimtë që po anulohet dhe për të cilën me siguri Bushati ka dijeni?

Përse s’vihet në lëvizje prokuroria për një çështje që ka të bëjë me integritetin e vendit?