FOTO/ E bënë për spital ja si duket sot reperi shqiptar

Ditën e djeshme reperi i njohur shqiptar i cili bëri bujë në fillim të këtij vitit me deklaratat se kishte rrahur Feron, Ligrit Uka u sulmua dje në Prishtinë.

Lajmi u konfirmua nga policia të cilët njoftuan se Ligriti ishte gjetur me lëndime trupore.

‘Rreth orës 12 kemi pranuar informatën për një përleshje midis disa personave, në rrugën ‘Isa Boletini’ në Prishitnë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore.Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar’ tha për lajmin.net zëdhënjsa e policisë se Kosovës.

Ditën e djeshme Ligriti ka folur për herë të parë për ketë ngjarje duke u shprehur:’Ky është vetëm fillimi ende nuk kam mbaruar’.

Ndërsa në një foto tjetër reperi zbulon se është në gjëndje të mirë shëndetsore teksa bën ironi me lajmet që janë shkruar në media.