Edhe në krye të renditjes, Partizani nuk gjen qetësi. Pezullohet lojtari titullar

Nuk ka qetësi për Partizanin. Në momentin më të mirë që po kalon skuadra, e cila është e vetme në krye dhe të hënën ka mundësi që të shkëputet edhe më shumë nga ndjekësi më i afërt, janë rikthyer edhe një herë problemet disiplinore.

Në prag të sfidës që mund të përcaktojë shumë vazhdimësinë e sezonit, asaj ndaj Skënderbeut, klubi i kuq ka vendosur të pezullojë Lorenc Trashin.

Largimi i lojtarit në mënyrë të çuditshme pas ndeshjes me Luftëtarin ka bërë që drejtuesit të mos e falin atë.