Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore
Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës
FOTO/ ‘Nuk ka më qeveri, por një tufë banditësh që kanë kapur shtetin’
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë.
Në një reagim të mbrëmjes së sotme, Basha thotë se nuk ka më qeveri, por veç një tufë banditësh që kanë kapur shtetin.
Për më shumë
DOKUMENTI/ Anëtari i bandës së Shijakut, shofer në port. Emri
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dokumente zyrtare ku shikohet se si anëtarët e bandës së Shijakut, të arrestuar pak ditë më parë ishin punësuar në shtet.
Altin Avdyli rezulton të jetë punësuar në portin e Durrësit.
Për më shumë
https://www.syri.net/politike/204663/dokumenti-anetari-i-bandes-se-shijakut-shofer-ne-port-emri/
Dosja sekrete e përgjimeve/ Vangjush Dako, 'Xhuxhi' për të cilin flasin trafikantët?
Goditja e grupit të Avdylajve të arrestuar si trafikantë droge po serviret nga opozita si një lëvizje e parakohëshme për të shpëtuar “peshqit e mëdhenj”. Njëri prej tyre i treguar me gisht me emër dhe mbiemër, është, kreu u bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Për më shumë
DOKUMENTI/ Si Arben Ndoka e vëllai i tij blinin vota për Edi Ramën në 2017
Hetimi për trafikun e heroinës dhe kanabisit ka zbuluar edhe skemën se si janë blerë votat në vitin 2017 nmga eksponentë të PS-së duke përdorur pikërisht paratë e trafikut.
Këto detaje që nuk janë bërë publike nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë dalë nga përgjigjet që janë bërë për grupin e trafikut të Lezhës.
Për më shumë
Albana Vokshi-Veliajt: Ose je injorat, ose i pafytyrë. Ja prova
Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit ditën e sotme tha se kishte blerë dy kompjutera që i kishte bërë dhuratë në një shkollë, pas vendimit të gjykatës për shpalljen të fajshëm të Akil Krajës, këshilltar i PD.
Për më shumë
https://www.syri.net/politike/204632/albana-vokshi-veliajt-ose-je-injorat-ose-i-pafytyre-ja-prova/
VIDEO skandal/ Gazetari goditet nga militantët e PS
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Një gazeta është goditur nga disa militante të PS-së të cilët nuk e kanë lejuar që të marrë pjesë në një takim të Erion Veliajt në Kombinat.
Për më shumë
https://www.syri.net/politike/204700/video-skandal-gazetari-goditet-nga-militantet-e-ps/
Tragjedia, vëllai vrau vëllain, u zunë kur po pastronin peshk….
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier mëngjesin e sotëm. Një grindje mes dy vëllezërve të mitur ka përfunduar në tragjedi në fshatin Baltëz. Ka qenë një 10-vjeçar, K.Veizi, i cili ka goditur me thikë vëllain e tij Gj.Veizi, 13-vjeç.
Për më shumë
Presidenti austriak: Do të ishte zhgënjim i madh nëse kosovarëve nuk u hiqen shpejt vizat
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, të martën ka pritur për një vizitë homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta. Gjatë takimit me të, në Vjenë, i pari i Austrisë ka shprehur qëndrimin e tij se qytetarëve të Kosovës duhet t’ju mundësohet sa më shpejt liberalizimi i vizave, për lëvizje të lirë nëpër shtetet e Evropës.
Për më shumë
Ekzekutimi brutal i gazetarit arab në konsullatë, dalin FOTO
Jamal Khashoggi, është gazetari arab, i cili u vra më 2 tetor pasi kishte hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.
Vrasja e tij alarmoi politikën ndërkombëtare, ndërsa sot i Kurorës Mbretërore të Arabisë Saudite është zotuar se do të ndëshkohen të gjithë “fajtorët” që janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi.
Për më shumë
https://www.syri.net/bote/204685/ekzekutimi-brutal-i-gazetarit-arab-ne-konsullate-dalin-foto/
FOTO/ Kjo është nota surprizë për Shaqirin në duelin ndaj skuadrës serbe
Liverpooli është treguar i pamëshirshëm ndaj Crvena Zvezdas duke e mposhtur me rezultat 4-0 në Anfield, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Për më shumë