Makina del nga rruga, vdes 29 vjeçari

Një i ri nga Presheva, me shtetësi belge, vdiq dje në një aksident me veturë.

Tragjedia ndodhi në fshatin Karadnik afër Bujanovcit, kur automjeti i tij BMW doli nga rruga dhe u përmbys.

Sipas Drejtorisë së Policisë së Vranjës, tragjedia ndodhi 45 minuta pas mesnatës.

Viktima është një djalë i moshës 29 vjeçare nga Presheva.