VIDEO skandal/ Gazetari goditet nga militantët e PS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Një gazeta është goditur nga disa militante të PS-së të cilët nuk e kanë lejuar që të marrë pjesë në një takim të Erion Veliajt në Kombinat.

Siç denoncon NismaThurje, Renaldo Bregu është goditur nga militantët e Erion Veliajt.

‘Renaldo Bregu, qytetar i devotshëm dhe gazetar i tv Klan, u godit sot nga militantë të Erion Veliajt sepse dëshironte të merrte pjesë në ‘dëgjesën publike’ me banorët e Kombinatit.

Renaldo nuk e dinte se në fakt ‘dëgjesa’ ishte private dhe aty nuk lejoheshin njerëz pa teser partie.

Ndaj edhe u dhunua.

Kujtoheni këtë skenë kur të shihni nesër kronikat e montuara me monologjet e Erionit’, shkruan NismaThurje që e ilustron me videon e mëposhtme.