Kripto-monedha/ Rama pro Soros, kundër Merkel e Makron

Edi Rama pasi ka dalë haptas kundër Merkel duke nxitur nismën Thaçi-Vuçiç për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë e Kosovës që i ka kushtuar një shuplakë të fortë nga Berlini zyrtar, nuk pushon së vepruari kundër qëndrimeve të dy vendeve lokomotivë të BE, Gjermanisë e Francës.

Këto dy vende që i dhanë një goditje të fortë hapjes së negociatave të BE me Shqipërisë duke vënë gishtin në plagën e madhe që rrjedh gjak për shqiptarët, lidhjet e qeverisë Rama me krimin e trafiqet.

Mesazhet e para kanë filluar të vendosen në tryezën e Xhafajt dhe të Ramës për të çmontuar gradualisht lidhjet e kësaj qeveri me kriminelët dhe trafikantët.

Lidhje që shkojnë deri në kupolën e lartë qeverisë ku këto ditë janë zbuluar kryetarë të rëndësishëm bashkie, deputetë dhe pritet të zbulohen edhe ministra të rëndësishëm, pas ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Edi Rama, para disa ditësh, ka dalë ballazi përsëri kundër Merkel e Makron për çështjen e monedhës-kripto apo siç njihet ndryshe me emrin BITCOIN, për të cilën Makron dhe Merkel së bashku në fillim të vitit 2018 kanë ndërmarrë nisma për të goditur fuqimisht futjen e kësaj monedhe në tregjet e vendeve të BE.

(https://www.express.co.uk/finance/city/907121/bitcoin-Cryptocurrency-price-risk-bans-Emmanuel-Macron-Angela-Merkel-France-Germany).

Po ashtu, ma parë Bashkimi Europian ka propozuar që tregjet tregjeve e kriptocurrency të trajtohen si një kërcënim i sigurisë që vjen nga pastrimi i parave të pista të grupeve kriminale dhe terroristëve.

Ndryshe nga Merkel dhe Makron, George Soros, ka deklaruar në prill 2018 se ka filluar të investojë në kripto-monedhë (http://fortune.com/2018/04/06/george-soros-cryptocurrency-hedge-fund-bitcoin/) ndryshe nga çfarë kishte deklaruar më parë kur e kishte cilësuar si një ‘flluskë’ që mund të çoi në shpërthimin e tregjeve,

Edi Rama në një intervistë për gazetën Tirana Times (https://www.entreprise.news/lalbanie-veut-concurrencer-la-suisse-et-malte-en-devenant-le-pays-le-plus-crypto-friendly-deurope/) ka shpjeguar se qeveria e tij po punon intensivisht për futjen e kripto-monedhës, madje duke shpjeguar se po studiojnë shembullin e Maltës.

Kjo tregon se Rama po përpiqet me të gjithë mënyrat për ta kthyer Shqipërinë një nga ‘vendet e begata’ për pastrimin e parave të pista të krimit vendas e ndërkombëtar dhe pse jo edhe të terroristëve.

Kjo ide ‘gjeniale’ e Sorosi vjen pas idesë për ta kthyer Shqipërinë në ‘tokën e bekuar’ të kultivuar kanabisin. Mirëpo kjo nismë e ka vendosur Ramën, përsëri.

Në një llogore lufte me dy vendet që i mbyllën derën e negociatave shqiptarëve, duke treguar se është kundër integrimit dhe punon vetëm për interesat e tij personale që lidhen me pastrimin e parave të pista të korrupsionit e krimit.

Tani e kanë radhën shqiptarët për të reaguar që vend i tyre të kthehet në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave të pista të fituara nga qeveria Rama përmes korrupsionit, lidhjeve me kriminelët dhe trafikantët.