FOTO/ ‘Nuk ka më qeveri, por një tufë banditësh që kanë kapur shtetin’

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë.

Në një reagim të mbrëmjes së sotme, Basha thotë se nuk ka më qeveri, por veç një tufë banditësh që kanë kapur shtetin.

‘Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por një tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin.

Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurtë’, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në Twitter.