UEFA dënon United, ja çfarë ndodhi pas ndeshjes me Ronaldon

Cristiano Ronaldo ishte në fokus të dy incidenteve që ndodhin mbrëmë në Old Trafford.

Manchester United është dënuar nga UEFA pasi dy tifozë janë futur në fushë në ndeshjen e Ligës së kampionëve kundër Juventusit.

I pari tifozë vrapojë rreth fushës për të arritur te Ronaldo pak para se të fillojë ndeshje dhe lojtari i Juves ja dha dorën para se ai të kapet nga policia.

Edhe dy tifozë tjerë provuan të shkojnë të Ronaldo pasi përfundoi ndeshja dhe të dy arritën që të bëjnë “selfie” me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Gjithashtu United mund të dënohet me gjobë edhe për arritjen me vonesë të autobusit për shkak të trafikut të rënduar.