Blerja e bujshme e Barcelonës largohet në janar, ja klubet e interesuara

Blerja e bujshme e Barcelonës, Malcom nuk po gjen hapësira në formacionin e Eresto Valverdes dhe në merkaton e janarit mund të largohen nga “Camp Nou”.

I ardhur nga Bordeaux për shumën e 41 milionë eurove dhe nga momenti i ardhjes së tij ai ka luajtur vetëm 25 minuta gjatë këtyre dy muajve të parë të kampionatit.

Braziliani po mendon të largohet gjatë merkatos së dimrit në formë huazimi në Premier League tek Arsenali apo Tottenhami të cilat po interesohen për 21-vjeçarin, raporton Sport, shkruan SYRI.net.