Përfundojnë hetimet për “Xhisielën”, dosja e Rexhep Rrajas shkon për gjykim

Ditën e sotme Prokuroria e Krujës ka vendosur që të çojë për gjykim Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i cili akuzohet se ka përndjekur ish-të dashurën e tij Maloku. Mësohet se avokati i Rrajës ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij, por ky i fundit nuk ka pranuar akuzat për përndjekje.

Raportohet se në Gjykatën e Krujës është dorëzuar edhe një deklaratë noteriale e bërë nga Xhisiela dhe motra e saj, të cilat kanë pranuar se me të pandehurin kanë pasur marrëdhënie të mira.

Çështja u bë publike në gusht të këtij viti, pas një denoncimi që u publikua në adresë të Berishës.

Më pas doli në dritë edhe dëshmia e oficerit Emiljano Nuhu, i cili deklaroi se kishte marrë kërcënime me jetë për të mbuluar denoncimin ndaj djalit të deputetit të PS-së Rraja.