Niko Kovac, nga ‘Ferri’ në ‘Parajsë’ te Bayerni

Ishte shumë e rëndësishme për skuadrën e Bayernit dhe për trajnerin Niko Kovac që ndeshja ndaj AEK-ut përfundoi me fitoren e gjermanëve.

Ashtu si dhe ndaj Wolfsburgut në kampionat, bavarezët treguan se nuk i kanë humbur aftësitë e tyre për të fituar.

Edhe pse me vështirësi ndaj një kundërshtari të fortë në fushën e tij, Bayerni dominoi takimin duke i ndëshkuar dy herë grekët, të cilët ishin të pafuqishëm për të përballuar gjermanët.

Niko Kovac tashmë duket i qetësuar, pasi me dy fitoret radhazi skuadra bavareze lë pas kritikat e shumta dhe më së shumti siguron që nuk do të lëvizë nga stoli i rekordmenëve të Gjermanisë.

Luajtëm mirë, shumë mirë ndaj AEK-ut. Dominuam me lojë kundërshtarin dhe patëm shumë raste për shënim, sidomos në pjesën e parë. Por, u shpërblyem vetëm në 45 minutat e dyta. Jam shumë i kënaqur me fitoren dhe më shumë me mënyrën se si skuadra ka luajtur. Zhvilluam për një takim perfekt. Kjo fitore do të na japë një impuls më shumë për të vazhduar serinë e fitoreve”, u shpreh Kovaç.