VIDEO/ Neymar ia kalon topin mes këmbëve Mbappesë dhe nuk pushon së qeshuri

Faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter ka publikuar një video nga seanca stërvitore e Paris Saint-Germainit para ndeshjes kundër Napolit, ku shihet momenti kur Neymari ia fut topin në mes të këmbëve Mbappes.

Braziliani nuk pushon duke qeshur me gjestin e tij, ndërsa me shaka francezi kthehet duke e goditur me top.

Paris Saint-Germaini do të presë sonte në orën 21:00 në shtëpi Napolin për ndeshjen e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve.

Deri tani, PSG-ja ka vetëm tre pikë në këtë grup, ndërsa Napoli është në vend të parë me katër pikë.