Babai dhunon vajzën 16-vjeçe, ajo kundërpërgjigjet me thikë, bën të atin për spital....

Një sherr në familje ka ndodhur në Maliq të Korçës. Policia thotë se ka filluar procedimin penal për babë e bijë, përkatësisht 54 dhe 16 vjeçe.

Në njoftimin e policisë thuhet se: "Procedimi ndaj tyre filloi pasi, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.C., e ka keqtrajtuar vajzën e tij, e cila më pas e ka goditur këtë të fundit, me një mjet të mprehtë në parakrah. Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa shtetasja K.C., u pajis me urdhër-mbrojtje".

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale bazuar në nenet  124/b/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal.