Ora 2 milion euro e Ronaldos quhet ‘e lirë’ para kësaj të Floyd Mayweather

Cristiano Ronaldo i ka befasuar të gjithë me orën që shfaqi në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, një Franck Muller Geneve me vlerë 2 milionë euro.

Por, ylli portugez i Juventusit nuk është i vetmi sportist që u “kap” në publik me një “xhevahir” të tillë luksoz, dhe nuk është ai që ka shpenzuar më shumë për ta blerë atë.

Më i çmenduri është boksieri amerikan, Floyd ‘Money’ Mayweather dhe ai e mposht 9 herë portugezin me orën e tij.

Bëhet fjalë për orën miliardere të Jakob and Co që kushton 18 milionë euro.