VIDEO/ Grabitën me armë autobusin në Vlorë, arrestohet në Tiranë një nga autorët/ Emri

Eshte prangosur nga forcat e policisë së Tiranës njëri nga autoret e grabitjes me armë të një autbusi në qytetin e Vlorës. Ky shtetas është person i shpallur në kërkim nga D.V.P. Vlorë, pasi më datë 25.09.2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “Itali-Vlorë”.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Kapet dhe ndalohet nga Forca “Shigjeta” një nga autorët e vjedhjes me armë të një autobuzi të ndodhur më 25 shtator 2018 në qytetin e Vlorës.
Shërbimet e Forcës “Shigjeta”, gjatë kontrolleve të ushtruara përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kapën dhe ndaluan shtetasin :
- Ylli Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim nga D.V.P. Vlorë, pasi më datë 25.09.2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “Itali-Vlorë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë” .
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi.