Zgjidhet dilema te Barça, ky është lojtari që do zëvendësojë Messin kundër Interit

Dyshimi i parë për Ernesto Valverden është pa dyshim se cili do të zëvendësojë Lionel Messin pas frakturës në krahun e djathtë.

Deri tani, trajneri i Barcelonës ka treguar se beson pak te Malkom. Kundër Sevillës ishte Dembele ai që mori pozicionin e kapitenit në të djathtë, duke plotësuar tredhëmbëshin me Suarezin dhe Coutinhon.

Kjo është hipoteza më e mundshme për formacionin në ndeshjen kundër zikaltërve përpara klasikes.

Por ka edhe një alternativë të dytë, që është kalimi me skemën 4-4-2, me futjen e Serxhi Robertos në linjën e mesfushorëve dhe spostimin e Coutinhos në sulm, përkrah Suarezit.

Pak dyshime për pjesën tjetër të skuadrës: Në portë do jetë Ter Stegen, me Semedon, Pike, Lenglet dhe Albën në mbrojtje.

Në mesfushë: Buskets, Rakitiç dhe Artur, me këtë të fundit që mund të kalojë në krah të majtë në rast të kalimit në modulin 4-4-2.

Në sulm Coutinho dhe Suarez do të kenë si partner Dembele në vend të Messit të dëmtuar.