Ndahet nga jeta mjeku i njohur

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur mjeku Flamur Tartari, në moshën 75-vjeçare. Tartari ka pasur 52-vjet në profesion, ndërsa njihet ndryshe si bisturia e artë e mjekësisë shqiptare.

Tartari ka qenë dhe Kryetar i Shoqatës së Urologëve të Shqipërisë dhe punonjës në një nga spitalet private në kryeqytet.

Tartari ka treguar se ka qenë vetëm dhjetë vjeç kur u gjend për herë të parë para një makine që ishte rrëzuar me njerëz të plagosur. Pikërisht kjo panoramë do të bënte që nipi i themeluesit të Radiologjisë shqiptare, Ismail Tartarit, të vijonte rrugëtimin e gjatë pranë pacientëve.

Pak kohë më parë në një intervistë për mediat Tartari shprehej se kohët e fundit kishte ndërmend të shkruante dhe një libër për vuajtjet e një kirurgu, po duket se kjo punë është ndalur në mes me largimin e tij nga jeta.