Ronaldo ia di për faleminderit, takon personin që e ndihmoi të bëhet lojtar i madh

Cristiano Ronaldo u prit si një legjendë mbrëmë në “Old Trafford”.

Juventusi mposhti Manchester Unitedin me rezultatin 0-1, ndërsa Cristiano Ronaldo kishte disa raste për shënim.

Para ndeshjes, ylli portugez u takua me njeriun që e bëri atë që është sot, Sir Alex Ferguson.

Cristiano Ronaldo ka postuar një foto me të, duke u shprehur shumë i lumtur për gjendjen e ish-trajnerit të tij, pasi i ishte nënshtruar muaj më parë një operacioni.

“Një trajner i mrekullueshëm, mbi të gjitha një njëri i mirë. Më mësoi shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Është e mrekullueshme të të shoh në formë të mirë, Bos!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.