Te Barça e pranojnë: Do ta kemi të vështirë pa Messin

Mbrojtësi i krahut të majtë të Barcelonës, Jordi Alba, e ka pranuar se do të jetë më e vështirë për katalanasit t’i fitojnë ndeshjet e radhës pa yllin argjentinas të skuadrës, Lionel Messin, i cili është i dëmtuar.

Argjentinasi u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Sevillas, kur pas një kontakti me një futbollist të kundërshtarëve, ai ra në tokë në mënyrë të papërshtatshme dhe e lëndoi krahun e djathtë.

Për shkak të këtij lëndimi, Messi do të mungojë në ndeshjet e tri javëve të ndryshme, të cilat janë mjaft të rëndësishme për katalanasit, pasi ata do të ndeshen edhe me Real Madridin në “Camp Nou” në këtë fundjavë.

Megjithatë, para “El Clasicos”, Barcelona do të duhet ta dëshmojë veten pa Messin edhe në ndeshjen kundër Interit në Grupin B të Ligës së Kampionëve në “Camp Nou”, e cila do të zhvillohet sonte në orën 21:00.

“Do ta shohim, por jemi më të mirë me Messin, kjo është e qartë. Unë nuk mund të them se varemi nga Messi, por është e qartë se jemi më të mirë me të”, ka thënë Jordi Alba në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Interit.

“Do ta kemi të vështirë t’i fitojmë ndeshjet pa Messin. Do ta kemi më të vështirë sesa kur nuk është ai në fushë”, shtoi ai.