FOTO/ Ups!Mos vallë Enca na tregoi të dashurin e saj? E fshiu shpejt

Këngëtarja Enca Haxhia disa ditë më parë festoi 23 vjetorin e lindjes.

Së bashku me motrën e saj Uindi dhe disa shoqe të saj udhëtoi drejt Parisit, ku festoi ditë me radhë ditëlindjen e saj.

Mirëpo një postim i fundit i këngëtares në llogarinë e saj në Snapchat i bëri lëmsh të gjithë.

Megjithëse e dinin single, Enca publikoi një foto të buzëve të një mashkulli teksa jepte një puthje drejt kamerës dhe në postim ajo kishte vënë një zemër të kuqe.

Foton të cilën këngëtarja e fshiu menjëherë nga profili i saj.