Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një suedez më Turqi, dyshohet për lidhje me Partinë Kurde

Autoritetet turke kanë arrestuar një shtetas suedez, me origjinë turke në qytetin juglindor të Turqisë Dijarbakir, pasi dyshohet se ka lidhje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), tha policia të mërkurën.

Policia dhe inteligjenca turke raportuan se 46-vjeçari kishte vizituar Turqinë për të kryer takime me njerëzit e lidhur me PKK dhe kishte organizuar takime dhe aktivitete për organizatën në Suedi.

PKK, e konsideruar një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian, ka bërë një kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984. Dhuna në juglindje kryesisht kurde është përshkallëzuar që nga rënia e një armëpushimi në vitin 2015.

Turqia në muajt e fundit ka kryer sulme ndaj bazave të PKK në Irakun e veriut, veçanërisht në bastionin e kryengritësve në malet Qandil, ku Ankaraja gjithashtu ka kërcënuar të kryejë një ofensivë tokësore.