VIDEO/ Kërcim seksi mes Robert Berishës dhe Leila Krajës, shikoni çfarë 'i bën tubit'...

Mbrëmjen e djeshme, spektatorët e spektaklit të kërcimit “Dance with me” kanë shijuar një kërcim shumë të nxehtë nga dy konkurrentë.

Këngëtari i njohur Robert Berisha dhe moderatorja Leila Kraja “ngritën temperaturat” në skenë teksa performuan në një tub.

Bukuroshja Leila u shfaq e veshur me një body gri, ndërkohë bënte lëvizje sensuale gjatë kërcimit.

Ndërsa Roberti u shfaq i veshur me një palë pantallona, ku binin në pah muskujt dhe tatuazhet në trup. Juria i vlerësoi ata të dy për performancën dhe guximin që patën për këtë kërcim, shkruan Panorama.

Ndërkohë që balerini i famshëm Kledi Kadiu zbuloi se Leila i kishte kërkuar ndjesë paraprakisht për performancën. Për këtë kërcim mjaft të nxehtë, juria dhe publiku i dhanë çmimin e parë për natën e djeshme.