Meta takon presidentin e Austrisë, Van der Bellen

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës sëë tij në Vjenë është pritur në një takim nga homologu i tij austriak, Van der Bellen.

Ka qenë vetë kreu i shtetit i cili ka njoftuar këtë takim përmes rrjetit social Facebook.

Ja ccfarë shkruan Meta:

I nderuar nga mikpritja miqësore dhe bujare e Presidentit të Austrisë, Van der Bellen, i cili më rikonfirmoi mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë. Të përbashkëtat historike, kulturore dhe njerëzore nxisin bashkëpunim strategjik në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin europian.????????????????????