Dalin detajet e aksidentit në Tiranë, 3 mjete të përfshira dhe një i plagosur rëndë
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se aksidenti i trefishtë ka ndodhur tek Gjykata e Rrethit në Unazë, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e incidentit.
Makinat e përshirë në aksident, janë të llojeve “Smart”, “Volkswagen” dhe “Ford”.
Nga të dhënat e para mësohet se nga përplasja ka mbetur i lënduar një drejtues i njërit prej mjeteve, i cili është dërguar menjëherë në spital.