‘Përplasje batutash’ mes B.E Coffee dhe Portokallisë

Në ekranet shqiptare janë shtuar mjaft spektaklet e humorit dhe në këtë mënyrë i japin më shumë ngjyra dhe varietet programeve.

Aktualiteti i ditës i sjellë me humor është një tjetër pikë e fortë e tyre pasi me anë të sarkazmës mundohen të godasin fenomenet që ndodhin në përditshmërinë tonë. Por ndonjëherë ndodh që edhe në spektaklet e ndryshme të humorit ashtu si me veshjet e artistëve apo edhe këngët ndodh që të bëhet “xing”.

Diçka e tillë duket se ka ndodhur këtë fundjavë në rubrikën e humorit të “E diela Shqiptare” “B.E Coffee” dhe “Portokalli”. Në të dy këto programe është trajtuar çështja e shumë përfolur “Babale” si një fenomen që tashmë ka marrë përmasa të mëdha.

Më humor në të dy këtë spektakle humori është sjellë kënga e mirënjohur e  kantautorit Ardit Gjebreas “Havale” në “Babale” fillimisht në “B.E Coffee” dhe më pas në darkë në ‘Portokalli’. Një batutë simpatike e përdorur në të dyja këto programe humori.