Bixhoz me dashurinë/ Xhanvi përzë Gorin, Zvetlana e vërtet kërkon ndihmë, ja ç’do ndodhë nesër

Kamini dhe Ranvir largohen nga shtëpia Oberoi. Pinki pyet ku është Mahi. Mahi bëhet i vetëdijshëm dhe kërkon një rrugëdalje. Shivai u thotë mediave se martesa u anullua por ato do vazhdojnë festën sepse motra e tyre është e lumtur dhe e sigurt.

Shivai i tregon Anikës që Mahin do e gjejnë Mahin nga çipi që i kanë vendosur. Komandot kërkojnë për Mahin. Mahi e ngjit çipin në një çëmçakëz dhe e hedh në tokë. Shivai shkel mbi çëmçakëzin dhe tani çipi është tek ai.

Komandot kapin Shivain duke menduar se ai është Mahi. Anika e kupton që ai është Shivai dhe i thotë komandove ta lëshojnë. Mahi vjen dhe bën sikur është Shivai. Ai u thotë komandove ta kapin. Komandot ndjekin Mahin.

Kamini e sheh të gjithë këtë dhe thotë se fati i Shivait është i shkruar në duart e saj. Ajo i drejton armën Shivait. Ndërkohë Gori shkon të ndërrojë rrobat dhe kërkon për paruken. Xhanvi vjen dhe i tregon paruken.

Ajo e pyet pse e mban foton e Omit dhe e pse e leu ballin me gjakun e tij. Gori i tregon që ajo dhe Omi janë martuar. Xhanvi nuk e beson. Gori i thotë se Om nuk e donte martesën e tyre. Ajo i tregon historinë me Kali Takurin dhe si Om e shpëtoi atë.

Xhanvi thotë se nuk do që Omi të lëndohet dhe e përzë Gorin. Gori i premton se Om nuk do lëndohet prej saj dhe i prek këmbët Xhanvit. Zvetlana hyn në bodrum dhe gjen Omin dhe Rudrën. Ajo sheh se Zvetlana e vërtet nuk ndodhet aty dhe shqetësohët.

Zvetlanën e vërtet e gjen halla. Zvetlana e vërtet nuk e di se ku është dhe kërkon ndihmë. Halla mendon se kjo është ndonjë lojë e Zvetlanës.

Zvetlanës së vërtet i bie të fikët. Kur zgjohet ajo kërkon ndihmë. Om e pyet për frigoriferin që mban në bodrum. Zvetlana e vërtet kujton momentin kur dikush i qëlloi me thikë./revistawho