Zbulohen mijëra orë përgjime të Edi Ramës dhe Vangjush Dakos

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook, se jo vetëm të arrestuarit, por agjencitë ndërkombëtare, sidomos ato gjermane e italiane kanë në regjistrime edhe Edi Ramën, Vangjush Dakon e ministra të tjerë.

Sipas tij, ishin pikërisht dosjet e ardhura nga Gjermania e Italia që shkatërruan bandën kriminale dhe elektorale të Edi Ramës në Shijak dhe në Lezhë.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Qindra kilometra regjistrime për Ramën, Gjushin, ministra, deputetë dhe narkokomisarë, etj etj!

Gjermania dhe Italia shkatërrojnë bandën e partisë siçiliste dhe të Noriegës në Shqipëri!

Të dashur miq, agjencitë e zbatimit të ligjit të Gjermanisë dhe Italisë goditën bandën e famshme elektorale të qeverisë, Avdylaj, klanin kriminal Ndoka të Lezhës të lidhur ngushtë me Ramën, Gjushin, dy ministrat e Gjushit në narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollën e deputetin Ndreu si dhe 18 narkokomisarë, narkooficerë policie etj, etj.

Në dosjet e ardhura nga Italia dhe Gjermania ka qindra kilometra regjistrime bisedash qe provojnë lidhjet kokë e këmbë me bandën e famozë të trafikut të drogës Avdylaj dhe narkoklanin Ndokaj të vetë Noriegës, Gjushit, dy ministrave të Gjushit në narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollës, deputetit Ndreu, si dhe 18 narkokomisarëve dhe narkopolicëve të narkopolicisë.

Duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ndihmën e çmuar të agjencive të vendeve partnere dhe dënuar me forcë dekonspirimet e këtyre operacioneve nga narkokomisarë dhe narkoqeveritarë, dënoj gjithashtu mbrojtjen që po i bëhet kupolës politike të klaneve të goditura dhe lidhjeve te tyre me nivelet më të larta te politikës.