60% e çmimit të karburantit në Shqipëri është taksë!

"Karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës. 60% e çmimit sot është taksa". Kështu gjykon deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila e ka analizuar çështjen e rritjes së taksave në çdo sektor. 

"Në 2014 qeveria Rama shtoi me 240 lekë taksën e qarkullimit që sot bën të kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë dhe rajon. - Rriti me 24% çmimin e energjisë elektrike. - Rriti me 33% çmimin e biletës së urbanit. - Rriti me 30% çmimin e ujit të pijshëm. - Rriti me 30% tarifat e arsimit të lartë. Dyfishoi çdo taksë, uli konsumin, uli pagat, rriti çmimin e në këmbim nuk bëri asnjë investim! Këto janë fakte që propaganda si mohon dot! Sot çmimi i karburantit dhe çdo gjë tjetër që kushton më shtrenjtë është dhuratë e qeverisë Rama!", thekson deputetja.