E bujshme/ Ibrahimovic në janar te Real Madridi...?

Real Madridi po planifikon që të bëjë befasinë e madhe në merkaton e dimrit.

Skuadra  e drejtuar nga Julien Lopetegui është duke vuajtur mungesën e golave, ndaj po kërkon një sulmues të ri.

“Los Blancos” nuk po i beson më Karim Benzemas dhe Marianos, kështu që po kërkon një opsion të ri për fazën ofensive.

Real Madridi dëshiron që në janar të transferojë Zlatan Ibrahimovicin në “Santiago Bernabeu”.

Mund të duket si e pamundur, por sipas “Cadena Cope”, sulmuesi suedez mund të huazohet te skuadra spanjolle, pasi sezoni në Amerikë përfundon në dhjetor.

Kështu, Real Madridi dëshiron që ta transferojë Ibrahimovicin deri sa të fillojë sezoni në MLS.