Ngjarje e rëndë në Itali/ Po kthehej nga ndeshja me Parmën, gjendet i vdekur tifozi i Lazios

Një tifoz i klubit italian, Lazios, është gjetur i vdekur menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së djeshme ndaj Parmës.

Pasi përfundoi ndeshja, personi i moshës mesatare (53 vjeç) u largua nga stadiumi për të shkuar te stacioni, ku pastaj është gjetur trupi i tij i shtrirë në tokë.

Pas ardhjes së ambulancës, personi ishte i pajetë. Policia italiane e ka marrë në dorë rastin, dhe ka filluar me investigimet për rastin e ndodhur.