Gjici akuzon ish-trajnerin Pakult: Më prishi skuadrën

Presidenti Safet Gjici ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Sport Plus News” në televizionin “News 24”, ku bëri një analizë të shkurtër për ecurinë e Kukësit deri tani.

Sipas Gjicit fajtorët e prishjes së ekipit janë ish-trajneri Piter Pakult, që mori 14 lojtarë në merkato, duke prishur boshtin, dhe e drejtorit Nderim Nexhipi.

Kemi pritur më shumë. Fusha na ka penalizuar. Besoj se do e marrim veten së shpejti. Kemi pasur edhe dëmtimi. Musolli një nga pikat më të forta ka pasur probleme, nga janari dhe shkurti do kthehet. Skuadra ka nevojë për ndërhyrje. Do ta bëjmë ndërhyrje në janar. Ekipi u prish që në verë. Përgjegjësia është e ish-trajnerit Pakult dhe e drejtorit Nexhipi. Morëm 14 lojtarë. U shfaqen probleme që në Kupat e Europës”, tha Gjici.