Arrestimi i dy ish-deputetëve të PS/ Gazetari i njohur: U bënë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e fundit

Pas arrestimeve të dy ish-deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, ka patur shumë reagime.

Gazetari Basir Çollaku duke folur për 360 gradë.al, ka deklaruar se arrestimet e sotme ishin si qëllim të largonin vëmendjen nga skandali më i madh që ka përfshirë vendin, nga politikanët dhe mediat.

Sipas tij këto arrestime duhet të ishin bërë më parë, prandaj koha e zgjedhur ngjall shumë dyshime.

 “Këto ishin ngjarje të fjetura dhe të ditura që më parë. Këto arrestime pikërisht sot, ditë e Dielë, kanë më shumë si qëllim tërheqjen e vëmendjes nga skandali i madh i fondeve të zeza greke, për mediat shqiptare dhe për politikanët e njohur shqiptarë… Këto arrestime mund të ishin bërë më parë, koha e përzgjedhur ngjall dyshime…”, u shpreh Çollaku.