VIDEO/ Me këtë gol Icardi thyen rekordin e Christian Vierit

Interi ka marrë një fitore të rëndësishme sonte në "Derby della Madonnina" ndaj Milanit me rezultatin minimal 1-0 në “San Siro”.

Ai që i dha fitoren zikaltërve ishte Mauro Icardi, që shënoi me kokë në minutën e 92-të.

Pas këtij goli, Icardi e ka dërguar topin në rrjetë 104 herë në Serie A, duke parakaluar rekordin e Christian Vierit.