Bixhoz me dashurinë/ Anika plagoset, Kali Takur rikthehet për Gorin, ja ç’do ndodhë këtë javë

Shivai dhe Anika zbulojnë planin që kishin bërë kundër Kaminit. Kjo e fundit nxehet pasi nuk e priste dhe i gjithë plani i dështoi. Shivai e paralajmëron Kaminin mos të merret më me Oberoit se do e pësojë keq. Mahi arratiset dhe të gjithë vihen në kërkim të tij.

Komandot ngatërrojnë Shivain me Mahin. Anika i tregon kush është Shivai i vërtet por Mahi arratiset sërish. Kamini vendos t’i japë fund të gjithë kësaj dhe i drejton armën Shivait. Anika del para Shivait dhe plagoset.

Për fat të mirë atë vetëm e prek plumbi. Shivai kujdeset për Anikën. Ai falenderon Anikën para mediave që i shpëtoi jetën. Pinki insiston që Shivai të mësojë mbiemrin e Anikës. Shivai është në dilemë pasi nuk mund të harrojë principet e tij që janë gjaku dhe familja.

Atij i duhet të zgjedhë mes identitetit të vetë dhe Anikës. Om fiksohet me vajzën që këndon në festë e cila është Gori. Xhanvi mëson se Çulbul është Gori. Ajo nxehet me Gorin dhe e quan tradhëtare. Gori i tregon që ajo është bashkëshortja e Omit dhe historinë e tyre.

Xhanvi e përzë Gorin nga shtëpia. Zvetlana e vërtet del nga vendi sekret. Asaj i bie të fikët. Të gjithë mendojnë se ajo është Zvetlana e keqe. Zbulohet se Kali Takur është gjallë. Ai vjen për tu hakmarrë ndaj Gorit.

Halla i thotë Xhanvit ta rikthejë Gorin në shtëpi sepse ajo është nuse e denjë për Omin dhe jo Zvetlana. Gori rikthehet në shtëpi me kërkesën e Xhanvit por e maskuar si Çulbul. Kali Takur shkon në shtëpinë Oberoi dhe i thotë Omit se kërkon tokën dhe gruan që ai i mori./revistawho