Inter-Milan, 2 gola të anuluar në pjesën e parë. Rezultati dhe statistikat

Inter dhe Milan po luajnë në “San Siro” ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Serie A, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet 0-0, por me dy gola të anuluar. Fillimisht anulohet goli i Icardit në minutën e 11-të, ndërsa Musacchio gjen rrugën e rrjetës për kuqezinjtë në të 42’, por ishte në pozicion të parregullt.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.