Handanovic-Donaruma, duel portierësh në derbin e Milanos

Portieri i Interit, Samir Handanovic, është i dyti në Serie A këtë sezon sa i përket pritjeve, kurse homologu i tij i Milanit, Donaruma është statistikisht më i keqi në kampionatin italian.

Në këtë skenar, ia vlen të shikojmë jo aq shumë rrjetat e paprekura, për të cilat Milan ka zero këtë sezon, në krahasim me tre të Interit, por numrin e gjuajtjeve që ndalojnë.

Emil Audero i Sampdorias, ka përqindjen më të lartë të pritjeve, me 87%, pasuar nga Handanoviç me 79%. Donaruma… vetëm 57%.

Kjo do të thotë nëse Interi ka një në dy shanse për të shënuar. Mauro Icardi dhe Gonzalo Higuain do të kenë dy detyra totalisht të ndryshme.