Skuadra e Superligës zgjedh trajnerin e ri

Kastrioti nuk ka kohë për të humbur dhe sot ka emëruar trajnerin e ri që do të zërë vendin e Elvis Plorit.

Stavri Nica është trajneri që do të marrë drejtimin e krutanëve për të synuar mbijetesën.

Elvis Plori dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes ndaj Kukësit dhe drejtuesit e Kastriotit, duke parë pozitat në të cilat ndodhen janë vënë menjëherë në lëvizje.

Ditën e stome, është arritur akordi me Stavri Nicën, i cili e njeh mirë kampionatin shqiptar dhe ditën e nesërme, pritet të zyrtarizohet dhe të bëhet prezantimi para mediave.