'Më lindi dhe më rriti si Kreshnik', ish-lideri i Aleancës Kuq e Zi njofton për vdekjen e së ëmës

Kreshnik Spahiu, ish-lideri i Aleancës Kuq e Zi, ka njoftuar të shtunën për vdekjen e  nënës së tij. Spahiu ka shkruar dy fjalë të ndjera për njeriun e dashur dhe i ka vënë n% dijeni miqtë dhe të afërmit për varrimin që zhvillohej sot.

“Me dhembjen më të madhe pranova largimin nga kjo jetë të mamasë time, njeriut që më lindi dhe më rriti si Kreshnik.” Lamtumira e fundit i jepet në orën 15:00 , tek “Alba 2000”, pranë Medresesë", ka shkruar ai në Fb.