Shpërthen ish e dashura e Neymar: Mes nesh ka shumë...

Ditët e fundit lajmi i ndarjes së yllit të PSG-së Neymar me modelen Bruna Marquezine ka pushtuar të gjitha mediat roz, madje janë paramenduar disa shkaqe që kanë çuar çiftin drejt këtij vendimi.

Modelja dhe aktorja braziliane ka dashur të qartësojë gjithçka duke dhënë arsyet e ndarjes:
“Nuk janë arsye politike, ne jemi në një moment kritik, ka shumë urrejtje mes nesh,”- ka thënë Bruna për Vogue Brazil.

Ata janë ndarë pas një lidhjeje të gjatë 5 vjeçare dhe vendimi është marrë nga ylli i PSG-së. Marquezine e cila ka marrë pjesë në shumë telenovela ka treguar se asgjë nuk është bërë për vëmendje por për arsye personale.

“Thjesht doja të sqaroja këtë pikë pasi ne po jetojmë një moment kritik dhe të rrezikshëm, një moment me kaq shumë urrejtje, dhe jo fundi nuk ka lidhje me këtë.”