Në një rrëfim të ndjeshëm Fjolla Morina përlotet në emision

 Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në ‘Prive’, ku ka treguar përse për disa muaj qëndroi larg muzikës.

Fjolla rrëfeu një histori të dhimbshme familjare dhe për këtë nuk mundi të mbante as lotët.

Këngëtarja ka treguar se për të familja është gjëja më e çmuar dhe se mamin e ka pikë të dobët.

Ajo ka rrëfyer se nënës së saj i është dashur të rrisë fëmijët e vetme, duke qenë se babai i Fjollës ka ndërruar jetë shumë vite më parë.

Më tej Fjolla ka treguar se këto muaj i është dashur të kujdeset për nënën e saj që po përballet me një sëmundje të vështirë, prandaj këngëtarja nuk ka përgatitur projekte të reja muzikore.

“Mamin e kam pasur sëmurë dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk kam nxjerrë projekte. U diagnostikua me qeliza kancerogjene, por shpresoj të bëhet mirë”, – ka thënë këngëtarja.

Ajo ka folur edhe për marrëdhënien me dy vajzat e saj.

“Muzikën unë e marr si hobi, më pëlqen edhe e bëj. Ndërsa fëmijët e mi nuk i lë për muzikë. Kur jam në një koncert dua menjëherë të shkojë në shtëpi tek fëmijët. Dua t’i rris vet dhe të kujdesem vetë”, – u shpreh Fjolla.