Çfarë profesioni do të kishte Blendi Fevziu nëse nuk do të ishte gazetarë i suksesshëm?

Blendi Fevziu u komentua për një kohë të gjatë pasi shfaqej në të gjitha daljet televizive me dy orë.

Ai ka rrëfyer se ora është një pasion i vjetër i tij, me të cilin është marrë për të paktën 10 vjet.

Prandaj lind pyetja: 'A do ishte Blendi një orëndreqës i mirë nëse nuk do bëhej gazetar i suksesshëm?'

Në intervistën e tij për "Mos i fol shoferit", Blendi ka treguar se sa interesante i duken orat, prandaj njërën e mban për mekanizmin dhe tjetrën për ti matur aktivitetin e përditshëm.

"Përpara shkoja te orëndreqësit dhe i hapja vetë, i shihja vetë si funksiononin. Ishte një pasion që lindi çuditshëm, por nuk i jam ndarë të paktën 10 vjet. Shihja mekanizmat, si janë bërë, biles dhe tani mundohem ti gjej që ta kenë pjesën e mbrapme të hapur që ti të shohësh mekanizmin e brendshëm për ta parë, por tani nuk kam më kohë. Pasioni i dytë janë orat që quhen smartëatch që jam i fiksuar pas kalorive, kam sistemin e kalorive që djeg sepse shumicën e kohës notoj. Notoj 30 minuta çdo ditë", rrëfeu gazetari.