Autobusi i Kamzës del nga rruga, plagoset një person

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në kryeqytet.

Nga njoftimet paraprake bëhet e ditur se autobusi i kamzës ka dalë nga rruga. Shkak është bërë një defekt teknik.

Për pasojë një shtetas është plagosur, për fat të mirë lehtësisht. 

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.