Tifozët e Barcelonës marrin lajmin e rëndë për Messin, do mungojë kundër Realit

Lionel Messi do t’i humbasë dy ndeshjet më të rëndësishme të Barcelonës deri tani këtë sezon, pasi do të mungojë tri javë për shkak të lëndimit të dorës, njofton klubi katalanas.

Messi u dëmtua në fitoren e Barcelonës 4-2 ndaj Sevillës në La Liga dhe testet mjekësore konfirmojnë se argjentinasi e ka kthyer ashtin radial të dorës së djathtë, i cili do ta lërë atë tri javë jashtë fushës.

Testet mjekësore të kryera për lojtarin e ekipit të parë, Lionel Messin, kanë konfirmuar se ai ka pësuar thyerje të ashtit radial në dorën e djathtë. Do të jetë jashtë fushës për tri javë përafërsisht”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.