Agjenti i shitjeve shet mallrat e firmës por lekët ‘i fut në xhep’, ja çfarë e pret

Policia e Tiranës ka bërë të ditur ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për A. K., vjeç 41, banues në Tiranë, agjent shitjesh te një firmë, pasi nuk ka dorëzuar shumën monetare për mallrat e tregtuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 19. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin A. K., vjeç 41, banues në Tiranë, agjent shitjesh te një firmë, pasi nuk ka dorëzuar shumën monetare për mallrat e tregtuar. Neni 135 i Kodit Penal.