VIDEO/ Roma dështon në ‘Olimpico’ me Spalin, rezultat i papritur

Java e nëntë e Serie A ka filluar me surpriza. Skuadra e Romës është mposhtur në “Olimpico” nga SPAL, me rezultatin 0-2.

Golin e parë të takimit e realizoi Andrea Petagna, nga pika e bardhë (38’).

Pjesa e parë u mbyll me një gol epërsi në favor të miqve.

Në pjesën e dytë, kur pritej përgjigje nga Roma, ndodhi e kundërta.

Luhej minuta e 56-të kur Kevin Bonifazi dyfishoi epërsinë për SPAL.

Me këtë rezultat, Roma pozicionohet në vendin e 6-të (përkohësisht) me 14 pikë, kurse SPAL ngjitet në vendin  e 13-të me 12 pikë të grumbulluara.