Jep dorëheqjen trajneri i ekipit të Superligës

Skuadra e Kastriotit luajti sot ndeshjen e nëntë në Superligë për këtë sezon dhe përballë kishte ekipin e Kukësit.

Krutanët nuk arritën që të përballonin skuadrën e Armando Cungut, duke u mundur në shtëpi me rezultatin 1-2.

Ndërsa pas ndeshjes, trajneri i krutanëve, Elvis Plori, sipas  “Panorama Sport” duket i bindur për të dhënë dorëheqjen.

Kjo është ajo që ne i themi futbolli nuk të fal. Po nuk e bëmë e pëson. Ishte një ndeshje shumë e mirë e Kastriotit. Morëm atë që deshëm, por fati ky ishte. Pësuam gol nga goditje standarde. Patëm dy raste dhe nuk shënuam. Do e mbyll këtu bashkëpunimin me Kastriotin. U uroj të gjithë sportistëve që të ecin përpara, sepse nuk e meritojnë këtë vend”, tha shkurtimisht Plori.