VIDEO/ Ja pse Mourinho sulmoi zyrtarin e Chelseat

Nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë derbi mes Chelseat dhe Manchester United.

Ndonëse rezultati pas 90 minutave në fushë përfundoi në “paqe”, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për atë që ndodhi mes stafit të skuadrave.

Ishte njëri nga zyrtarët e Chelsea që duke festuar golin e Barkley të shënuar në minutën e 96-të vendosi të provokojë para syve të Jose Mourinhos.

Këtij provokimi nuk mundi t’i përmbahet Jose Mourinho, që me nxitim iu sul për ta sulmuar.