FOTO/ Materazzi poston foto të Milan në instagram, tërbohen tifozët e Interit

Marco Materazzi ndonëse kurr nuk ka qenë lojtari i preferuar i zikaltërve në fushën e lojës, madje ka edhe nga ata që e quajnë lojtar mediokër, por sa i përket tifozllikut dhe thumbimit të ekipeve kundërshtare ai është një ikonë e vërtetë.

Në vitin 2005 luhej takimi i kthimit në Champions League, ku Milan kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-0 dhe po udhëhiqte edhe në ndeshjen e dytë.

Në minutën e 70 Cambiasso barazon shifrat me një gol me kokë por arbitri e anullon, aty është edhe momenti ku tifozët zikaltër shpërthejnë duke hedhur edhe fishekzjarre në fushë.

Një prej tyre godet edhe portierin Dida, teksa ndodhte kjo skenë Materrazzi ishte në mes të fushës sëbashku me Rui Costan dhe ai kishte të mbështetur krahun në supin e lojtarit milanist. Pikërisht ky moment është bërë edhe iconë më pas.

Marco kishte vendosur që të postonte këtë foto në Intagram, por kishte zgjedhur një mënyrë tjetër duke e postuar të ndarë në gjashtë pjesë, dhe në dy nga fotot i ka rënë që të hidhej si foto vetëm stema e Milan, pikërisht ky detaj ka bërë konfuz edhe tifozët zikaltër, ku kanë pyetur se çfarë po ndodh.

Gjithsesi gjithçka është qartësuar, por është një marrëzi të mendosh që Marco i famshëm të dalë ndonjë herë në mbështetje të Milan.